Lorer: Vizita ime në Shkup ka ndodhur saktë sipas programit
Sofje, 2 shkurt – Ministri i Inovacioneve dhe Rritjes së Bullgarisë, Daniell Lorer në emisionin “Sy në sy” në televizionin bullgar BTV deklaroi se vizitat bullgare në Maqedoninë e Veriut nuk janë të përshpejtuara dhe janë shumë të vonshme.
Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Lorer theksoi se është gjetur dialog me kolegët nga Maqedonia e Veriut në një pikë të ngrirjes, kur dy shtetet nuk janë dakorduar dhe dy fqinj të mirë të cilët nuk kanë komunikuar.
Ministri theksoi se vizita e tij u zhvillua sipas programit të vendosur nga dy qeveritë, për negociata dhe nuk ka asgjë për t’u habitur, as kush do ta drejtojë atë, sepse është rënë dakord pak ditë më parë.
Ai shtoi edhe se orari për arritjen e rezultateve është shumë intensiv.
“Interesi kombëtar kërkon që ne të jemi të rrethuar nga fqinjë të pasur dhe të drejtë socialisht”, tha Lorer, i cili vlerësoi takimin me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Fatmir Bytyqi.
Ministri sqaroi se do të praktikohet një mekanizëm me të cilin nëse një kompani bullgare ka problem të investojë në Maqedoninë e Veriut, ai problem mund të zgjidhet. Ai shton se kompanitë bullgare nuk kanë nevojë që dikush t’i sjellë në Maqedoninë e Veriut, sepse ata bëjnë vetëm këtë.

