Loredana e dashuruar pas flokëve kaçurrele, ndryshon sërish dukjen

Reperja vazhdimisht duket ndryshe në paraqitjet e saj në rrjete sociale.

Dhe, së fundmi ka qëndruar në Prishtinë teksa ka mbajtur mbrëmje muzikore.

Ndërkohë, ajo edhe ndryshonte dukjen e saj e cila i ka shndërruar flokët në kaçurrele dhe duket shumë bukur.

Loredana, postoi imazhe në storien e saj në Instagram e cila shihet e veshur me shumë stil me një kostum ngjyrë vjollce dhe ka pozuar nga makina.

Tutje, reperja postoi foto tjera, teksa tregoi se ka udhëtuar për në Zvicër pas qëndrimit disa ditë në Kosovë.