Lopetegui shumë afër që të bëhet menaxher i Wolves

Julen Lopetegui është shumë afër që të emërohet si menaxher i ri i Wolverhamptonit.

Kështu të paktën bën të ditur TeleFootball.

“Ujqërit” janë totalisht jashtë formës në këtë sezon, duke u pozicionuar në vendin e parafundit në ligë.

Trajneri spanjoll u shkarkua ditë më parë nga Sevilla për shkak të mungesës së rezultateve.