Lokalizohet zjarri pyjor në Leshan në Komunën e Debërcës

Ohër, 5 gusht – Zjarri pyjor pasdite përfshiu një pyll me drunj të ulët në zonën mbi fshatin Leshan të Komunës së Debërcës.
Kryetari i Komunës së Debërcës, Zoran Nogaçeski, përmes profilit të tij në Fejsbuk kumtoi se falë ndërhyrjes në kohë të popullatës lokale, Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve nga Ohri dhe Pylltarisë “Galiçicë” zjarri është lokalizuar.
Ai përmes rrjeteve sociale apeloi tek popullata në kujdes të jashtëzakonshëm.