Lokalizohet zjarri në malin Goten, ndërhyrje më të vogla edhe në vende të tjera

Shkup, 24 gusht – Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave të Shtipit informon se është lokalizuar zjarri në zonën e fshatit Vladimirovë, komuna e Berovës në malin Goten. Në lidhje me qytetet e tjera, u vunë re ndërhyrje më të vogla, gjatë të cilave ekipet e zjarrfikësve vepruan menjëherë, informoi Ilija Bojarovski nga QMK në konferencën e sotme për shtyp.

“Sa i përket zjarrit në malin Goten, është një degë e zjarrit në mal, e cila u ndez nga ana e Strumicës, mbi liqenin Turija. Në shuarjen e zjarrit morrën pjesë pylltaria Maleshevë-Berovë dhe dega e Pyjeve Kombëtare, Ravna Reka nga Pehçeva”, informoi Bojarovski.

Ai shton se dega e Pyjeve Kombëtare u tërhoqën dy ditë më parë, por sot ata dolën përsëri në fushë dhe e lokalizuan zjarrin. Ende ka tym në disa vende dhe kanë rënë drunjë.

Gjatë ditës së djeshme rreth orës 14:15, Brigada Territoriale e Zjarrit e Shkupit ndërhyri në një shtëpi të djegur, hambar dhe hapësir ndihmëse në fshatin Idrizovë, komuna e Petrovecit, e cila ishte kërcënim për t’u përhapur në zonën.

“Nga QRMK Veles informojnë se në periudhën nga 12:10 deri në 15:50 zjarrfikësit dhe katër punonjës të Babunës, dy pjesëtarë të MPB-së dhe dy vendas ndërhynë në një pyll të djegur, bar të thatë, si dhe dy shtylla elektrike të EVN. QRMK Veles supozon se zjarri është shkaktuar nga shtylla elektrike, në një sipërfaqe prej rreth tre hektarësh. Ndërhyrja është kryer në zonën e fshatit Veterskë, informon Bojarovski.