Lojtarët me statistikat më të mira deri më tani në turneun e CS:GO – IEM Katowice

Turneu IEM Katowice ka arritur në fazën e Play-Off ku kanë mbetur vetëm gjashtë skuadra në garë për çmimin e madh prej 500.000 dollarësh.
Pas shumë ndeshjeve interesante, IEM Katowice tashmë ka arritur fazën e Play-Off, ku skuadra si Heroic, G2, Na’Vi, Liquid, Vitality dhe Outsiders do të jenë në garë për çmimin e vendit të parë.
Nuk kanë munguar as paraqitjet fenomenale nga lojtarët e skuadrave, por kësaj radhe nuk kemi mundur të shohim duke udhëhequr lojtarin më të mirë të vitit 2022, Oleksandr ‘s1mple’ Kostyliev.
Në listën e lojtarëve me statistikat më të mira deri më tani në IEM Katowice nuk bënë pjesë s1mple, i cili së bashku me skuadrën e tij ka siguruar çerekfinalen.

Lojtari i dytë më i mirë në botë ZywOo po vazhdon të jetë në formë të mirë edhe gjatë këtij viti, duke u renditur i dyti me statistika në IEM Katowice.
Befasia e këtij turneu është talenti i ekipit Heroic, Jakob ‘jabbi’ Nygaard i cili është lojtari me statistikat më të mira në turne deri më tani.
Më poshtë i gjeni tetë lojtarët me statistikat më të mira në IEM Katowice: