Llukarevska: Nuk ka zgjedhje, prioritet për ne është standardi jetësor i qytetarëve

Shkup, 23 shkurt – Zv.kryetarja e LSDM-së, Sanja Llukarevska në Kanal 5 ka deklaruar se prioritet në Parlament është të sillen ligje të cilat sjellin standart më të lartë të jetës për qytetarët, informon Zhurnal.

“Këtë e dëshmuam përmes pagës minimale, në rend dite do të vijë procedura kuvendore e ligjit për pensione sepse tani po negociohet me të gjitha palët”, thotë Llukarevska.

Sa i përket kërkesës për zgjedhje të parakohshme parlamentare, zv.kryetarja e LSDM-së theksoi se në këtë periudhë nuk është koha për zgjedhje, por për zgjidhjen e krizave dhe avansimin e standardit jetësor të qytetarëve.

“Obligim i yni është të zgjidhim çështje në korniza të parlamentit, të sjellim ligje që do të thonë standard të lartë jetësor për qytetarët. Dhe këtë e bëjmë. E dëshmuar përmes pagës minimale, përgjigjen ndaj krizës energjetike, në rend dite do të vijë procedura e Kuvendit dhe ligji për pensione sepse tani po negociohet me palët e interesuara. Ka disa çështje të hapura, mirëpo takimi i liderëve ku do të shantazhohemi se me çdo çmim duhet të ketë zgjedhje të parakohshme nuk është e pranueshme për LSDM-në. Ajo që duhet të flitet janë çështjet e rëndësishme për standardin jetësor të qytetarëve, zgjidhjen e problemve strategjike dhe ngjashëm. Shtrijmë dorën për zgjidhje, për zhbllokim të Kuvendit mirëpo nuk do të thotë se një kohë kur duhet fokus në krizën energjetike se do të pranonim shantazh për zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet janë në vitin 2024”, tha Llukarevska.

Llukarevska njoftoi se në parti po punohet në vendosjen e udhëheqësisë lokale në organizatat komunale.//Zhurnal.mk