Llogaridhënie e Inspektoratit komunal të Komunës së Tetovës

Shkup, 23 mars – Anëtarët e Këshillit të Komunës së Tetovës sot kishin mundësi të debatojnë me përfaqësuesit e Inspektoratit komunal rreth marrjes së aktiviteteve në muajt e fundit të udhëheqësisë së re. Abdylgani Aliji, si u,,d, udhëheqës në një deklaratë për media theksoi se sipas rregullave ligjore inspektorati punon me 60 për qind, gjegjësisht se i mungojnë shumë inspektorë që të mund rrjedhshëm dhe normal t’i kryejnë mbikëqyrjet inspektuese.

“Ne kemi si sektorë vetëm tre të cilat kanë nënsektorë, por duhet secili nënsektor në të vërtetë të jetë sektor për veten dhe të ketë udhëheqës të sektorit. Tani ne duhet të ndryshojmë, duhet të marrim mendim nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe të kërkojmë për të hapur konkurse të reja për inspektorë të rinj. Për shembull, në veprimtari komunale mua më duhen të paktën pesë inspektorë, ndërsa kam hasur atje vetëm dy inspektorë. Në ndërtimtari kam dy inspektorë, ndërsa më duhen të paktën pesë”, deklaroi Aliji.

Sipas tij, një pjesë e inspektorëve nuk do të ishin aktivë dhe është kërkuar prej tyre të fillojnë me punë në terren.

“Kemi Sektor për tatim pagues me autorizim kemi një inspektor, i cili nuk ka funksionuar para viti 2022 asnjëherë, tani e kemi vendosur në dispozicion të qytetarëve”, tha Aliji.

Në pyetje të gazetarëve pse ka pasur largim selektues të shitësve nga tezgat e improvizuara në trotuare, si për shembull rreth tregut të gjelbër, Aliji me përgjigje se të gjithëve u është thënë se nuk guxojnë të shesin atje. Shitësit e cigareve janë një ndër më të përhershmit në trotuaret në qytet