Llajka: Vala e nxehtësisë ndikon edhe ndaj kafshëve, qytetarët të kenë kujdes me kanakarët e tyre

Shkup, 4 gusht – Vala e të nxehtit e cila e kaploi shtetin ka ndikim të madh te të gjitha kafshët, thonë nga Ndërmarrja Publike për Mirëqenie të Kafshëve Endacake “Llajka” dhe u bëjnë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes për kanakarët e tyre. Sepse në këtë periudhë, kujdesi dhe mbrojtja nga moti i nxehtë është i rëndësishëm për parandalim nga goditja nga i nxehti te kanakarët.

“Duke pasur parasysh parashikimet të cilat paralajmërojnë se mot të nxehtë do të kemi edhe periudhën e ardhshme, ne edhe një herë rekomandojmë që qentë të shëtitën në orët e hershme të mëngjesit ose vonë pasdite, të shmanget ecja në asfalt të nxehtë, të qëndrojnë nën hije nëse janë në vend të hapur dhe gjithnjë të kenë në dispozicion ujë të freskët. Të mos lihen kanakarët në automjete të mbyllura, madje edhe në ditë kur temperaturat janë të ulëta.

Nga ndërmarrja paralajmërojnë se nëse qentë marrin frymë shpejtë dhe rëndë, kanë puls të rritur dhe rrahje të përshpejtuar të zemrës, nxjerrin shumë liga nga goja ose kanë temperaturë të lartë, kjo tregon se kanakari i tyre ka goditje nga i nxehti.

Në atë rast, siç rekomandon mjeku i mjekësisë veterinere, Viktor Gruev, qeni duhet menjëherë të dërgohet në veterinar. Nëse pronari nuk ka mundësi që urgjentisht ta dërgojë qenin te mjeku, atëherë duhet të tërhiqet kanakari në hapësirë të errët ku nuk ka kontakt të drejtpërdrejtë me diellin, t’i vendoset leckë e lagur në qafë ose kokë, ose të sigurohet zorrë me ujë e cila do të rrjedhë përgjatë abdomenit të tij. Edhe krahas këtyre masave urgjente të ndërmarra, më së miri është që kanakari të dërgohet në veteriner.

“Kuptohet, pikërisht i nxehti i verës është kohë ideale për larje të rregullt, por para së gjithash për freskim të kanakarëve”, qëndron në kumtesë.

Kryetari i Komunës së Butelit, Velimir Smilevski, sot ishte vullnetar në NP Llajka.