Liverpool – Villarreal: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

Liverpooli dhe Villarreali do të luajnë mes vete në ndeshjen e parë të vlefshme për gjysmëfinalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Reds janë nikoqir të “Nëndetëses së Verdhë” në aktin e parë të gjysmëfinales, takim i cili pritet të zhvillohet në Anfield nga ora 21:00.

VendiAnfield

Koha21:00

Lajme rreth ekipeve

Liverpool

Roberto Firmino është në dyshim shkaku i një dëmtimi në kyçin e këmbës, por është shqetësimi i vetëm i Liverpoolit në pritjen e ndeshjes së sotme ndaj Villarrealit.

Ibrahima Konate, Jordan Henderson dhe Luis Diaz mund të paraqiten në vend të Joel Matip, Naby Keita dhe Diogo Jota në 11-shen e sotme, për dallim nga formacioni titullar në fitoren 2-0 të së dielës ndaj Evertonit.

Villarreal

Alberto Moreno është një mungesë për një kohë të gjatë për Villarrealin, të cilët janë në ‘luftë me kohën’ për Francis Coquelin dhe Gerard Moreno.

Ky i fundit ka të ngjarë të fillojë ndeshjen nëse është në gjendje të mirë, por mbetet për t’u parë nëse ai do të rikuperohet në kohë nga dëmtimi i kofshës për t’u paraqitur që në fillim.

Pervis Estupinan pritet të marrë fanellën e titullarit para Alfonso Pedraza në krahun e majtë, megjithëse ky i fundit mund të startojë si mesfushor në krahun e majtë nëse Unai Emery dëshiron të ketë më shumë mbrojtje kundër Mohamed Salah.

Fakte

Liverpool ka shënuar të paktën dy gola në nëntë nga 10 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Liverpooli është i pamposhtur në 10 nga 11 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Villarreali është i pamposhtur në pesë ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Analizë

Një fitore 2-0 ndaj Evertonit të dielën, bëri që Liverpool të ruajë shtytjen për titull për të mbyllur diferencën ndaj Manchester Cityt edhe një herë në vetëm një pikë. Reds tani kanë dështuar të fitojnë vetëm dy nga 12 ndeshjet e tyre të fundit në Anfield, që përfshin një barazim 3-3 me Benficën në fillim të këtij muaji.

Villarreal prishi shanset për të mposhtur Juventusin dhe Bayern Munich për të rezervuar një vend në gjysmëfinale. Ata vijnë në ndeshjen e sotme në Merseyside të pamposhtur në pesë takime, duke fituar tre prej tyre.

Unai Emery e ka mposhtur Liverpoolin si trajner vetëm një herë dhe ka mbikëqyrur humbjen në tre udhëtimet e tij në Anfield. Nëndetësja e Verdhë ka fituar shumë admirues në rrugën e tyre për në gjysmëfinale, por Reds në formë të lartë pritet të jenë një rival shumë i madh për klubin nga La Liga.

Formacionet e mundshme:

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Thiago; Salah, Mane, Diaz;

VillarrealRulli; Foyth, Albiol, Pau Torres, Estupinian; Pino, Capoue, Parejo, Trigueros; Lo Celso; Danjuma; 

ParashikimiLiverpool 3-1 Villarreal