Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Liverpool u mundua që të bëjë një blerje të madhe këtë verë, që në rast se do të realizohej do të shokonte Ligën Premier.

‘Të Kuqtë’ ishin të qetë gjatë afatit kalimtar veror, duke transferuar vetëm dy lojtarë për të përforcuar ekipin e Arne Slot në sezonin e tij të parë në ‘Anfield’.

Liverpool nuk ia doli ta transferojë Martin Zubimendin, por nënshkruan me Giorgi Mamardashvilin dhe Federico Chiesa, me këtë të parin që ka mbetur huazim tek Valencia për këtë sezon.

Një raportim i ri tani ka bërë të ditur se Liverpool ka bërë përpjekje që të realizojë një blerje të madhe para mbylljes së dritares së transferimeve më datë 30 gusht.

Sipas Corriere dello Sport, Liverpooli kishte konsideruar mundësinë e dërgimit të një ofertë për sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen, i cili ishte subjekt i shumë thashethemeve në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Ekipi arab Al-Ahli pati një ofertë për Osimhen që besohet se ishte në regjionin e 67.3 milionë eurove dhe që në fakt ishte pranuar nga Napoli, por drejtuesit e klubit kishin dështuar të arrijnë marrëveshje personale me Osimhen dhe për këtë arsye vendosën për transferimin e Ivan Toney.

Chelsea po ashtu ishte e interesuar për shërbimet e Osimhen, por ata nuk ia dolën të arrijnë një marrëveshje as me Napolin e as me lojtarin.