Liverpool merr ofertë nga Al-Ittihad për Fabinhon, por mund të kërkojë më shumë
Skuadra e Arabisë Saudite, Al Ittihad, ka bërë një ofertë prej 45 milionë eurosh për yllin e Liverpoolit, Fabinho.
Mesfushori mbrojtës brazilian është një objektiv kyç për klubin që garon në Ligën Saudite Pro.
Për The Mail, një ofertë prej 45 milionë eurosh u dorëzua për 29-vjeçarin nga Al Ittihad ditët e fundit.

