Liverpool dhe Milan pas Marco Asensio

Lista e skuadrave në garë për Marco Asensio po pasurohet çdo ditë.

Ylli spanjoll i Real Madrid, Marco Asensio është një nga lojtarët më të përfolur për merkaton e verës.

Anësori pëlqehet nga disa skuadra, por siç raporton ‘AS’ së fundmi, Liverpool dhe Milan janë dy skuadrat në garë për të.

Lojtari është i hapur për largimin nga Real Madrid dhe dëshiron një projekt ku i garantohet pozita e titullarit.

Ky nuk do të ishte një opsion që do ta kishte ai te skuadra e Liverpool.

Milan mbetet një nga alternativat më të mira për lojtarin. Arsenal e Man United kanë monitoruar Asension po ashtu.

Mbetet të shihet se cila do të jetë zgjedhja e Asensio për të ardhmen e tij.