Lirohet benzina, shtrenjtohet nafta

Shkup, 26 shtator – Nga sonte në mesnatë, benzina do të lirohet për gjysmë denari dhe një denarë, ndërsa dizeli shtrenjtohet për një denarë, informon Zhurnal.

Benzina BS 95 lirohet për gjysmë denari dhe çmimi i ri do të jetë 84 denarë.

Benzina BS 98 lirohet për një denarë dhe çmimi i ri do të jetë 86 denarë.

Dizeli shtrenjtohet për një denarë dhe çmimi i ri do të jetë 91 denarë për litër.//Zhurnal.mk