Lirohen dizeli dhe benzina

Shkup, 5 shtator – Nga sonte në mesnatë në Maqedoni do të ulen çmimet e derivateve. Benzina lirohet për dy denarë ndërsa dizeli për 1,5 denarë, informon Zhurnal.

Vaji ekstra i lehtë gjithashtu lirohet për 3 denarë ndërsa mazuti lirohet për 0,277 den.

Kështu, nga sonte në mesnatë, çmimet e reja do të jenë si në vijim:

Benzin BS 95 = 85,5 denarë
Benzin BS 98 = 88 denarë
Dizel = 98 denarë
Vaji ekstra i lehtë = 94,5 denarë
Mazuti = 52,463 denarë/kg./Zhurnal.mk