Lirohen derivatet për një denar
Shkup, 19 qershor – Çmimet e Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 nga mesnata lirohen për një denar, ndërsa çmimi i Eurodizelit mbetet i pandryshuar. Për gjysëm denari lirohet edhe Ekstra vaji i lehtë për amvisëri.
Në pajtim me vendimin e sotëm të Komisionit rregullator për energjetikë, Eurosuper BS-95 do të shitet me çmim prej 80,5 denarë për një litër, ndërsa Eurosuper BS-98 me çmim prej 82,5 denarë për një litër. Çmimi i i ri i Ekstra vajit të lehtë për amvisëri do të jetë 68,5 denarë për një litër. Dizeli edhe më tej do të shitet me çmim prej 70,5 denarë për një litër.
Çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS rritet për 0,503 den/kg dhe tani është 41,029 den.kg.

