Lirohen derivatet
Çmimet e benzinës prej sonte në mesnatë do të ulen për një denar për litër, ndërsa dizeli lirohet për 2,5 denarë, ka vendosur sot Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit (KRRE). Me vendimin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 1,41%
Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS-95 do të jetë 88 denarë për litër, EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 90,5 denarë, kurse EURODIZEL BS (D-E V) për 100,5 denarë për litër. Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) ulet për 1,5 denarë për litër dhe do të arrijë në 97 denarë.
Me vendim të KRRE-së për 0,436 denarë për kilogram ulet çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS, i cili tani do të kushtojë 49,483 denarë.
Si arsye për uljen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës, KRRE thekson uljen e çmimeve referencë të benzinës me mesatarisht 1,397 për qind, tek nafta për 2,84, te vaji ekstra i lehtë për 1,931 dhe mazuti për 0,422 për qind, si dhe për 0,574 për qind kursi më i ulët i denarit kundrejt dollarit.

