Liridon Fazliu, djaloshi i pamposhtur do të ndeshet për “Flemish Title”

Liridon Fazliu, djaloshi me prejardhje nga Vushtria por që jeton dhe vepron në Belgjikë më 9 tetor 2021 do të ketë ndeshjen e tij më të rëndësishme në karrierë pasi do ndeshet për titullin “Flemish Title” kurse kundërshtar i tij do jetë boksieri me prejardhje nga Italia por që jeton në Belgjikë, Angelo Turco (8.19.2). Për këtë duel, Fazliu thotë se po përgatitet maksimalisht në klubin e tij, ndërkohë është shumë i gëzuar që federata i ka dhënë mundësi dhe beson shumë se do ta shfrytëzoj duke e mposht kundërshtarin e tij. Kjo përballje do të jetë ndeshja e mbrëmjes dhe e njëjta do të zhvillohet në Middelkerke, një komunë e vogël 5 km nga qyteti i Oostende.

Si është ndenja për tu ndesh për titull ?

Fazliu: Së pari jam shumë krenar qe po e përfaqësoj vendin dhe flamurin tim dhe se dyti është një shpërblim që po më jepet për punën që e kam bërë tani e sa vite ne boksin profesionist.

Kush është kundërshtari dhe si mendoni se do te jete ndeshja ?

Fazliu: Kundërshtari është një profesionistë me prejardhjen italiane dhe pas analizave që i kemi bërë me stafin tim kemi vërejt se bëhet fjalë për një boksier të fuqishëm dhe me kondicion të madh i cili e len zemrën në ring. Me një fjalë do jetë një sfidë e madhe për mu, mirëpo do jap maksimumin ta mposht.

Ku po I zhvilloni përgatitjet për ketë duel ?

Fazliu: Përgatitjen kryesisht po i zhvilloj në klubin tim në Oostende dhe të njëjtat janë të dirigjuara nga trajneri im. Momentalisht po i zhvilloj nga 2 stervitje në ditë ku përveq aspektit tekniko taktik po zhvilloj edhe sparingje

Jeni i pamposhtur deri me tani ne boksin profesionist, si e keni arrit ketë ?

Fazliu: Me shumë disiplinë, motivim dhe natyrisht e kam rrethin e mirë qe më ndihmojnë duke nisur nga Menaxheri  dhe koleget e mi. Boksi nuk është një hobby për mua, pasi jetoj nga ky sport. Në rast se e fitoj titullin për veriun e Belgjikës regjioni Vlaanderen “Vlaamse Kampioenschap” atëherë më hapen dyert me pas të ndeshem për titull të Belgjikës. Për të ardhmen ëndërr e imja te fitoj titullin UBO në vendin tim te dashur – Kosova.

Sa keni mbështetje nga sponsoret dhe qyteti ku jeton dhe si janë planet e juaja?

Fazliu: Jam me fat se kam mbështetje 200% prej Komunës ku jetoj, ndërkohë që edhe sponzorat me ndihmojmë shumë, poashtu kam mbështetje shumë edhe nga familja, shoqëria dhe fansat e mi që i falënderoi të gjithë publikisht.