Liqeni i Ohrit dhe kanioni i Matkës shpallen monumente të natyrës

Shkup, 14 gusht – Kuvendi i Maqedonisë dje miratoi ligje me të cilat tre objekte natyrore në vend u dhanë status të veçantë, të mbrojtur.

Liqeni i Ohrit dhe kanioni i Matkës janë shpallur monumente të natyrës, ndërsa “Studençishko Blato” pranë Ohrit mori statusin e parkut natyror.