Lile Stefanova do të zëvendësojë Ruskovskën në krye të Prokurorisë

Shkup, 17 gusht – Lile Stefanova do ta zëvendësojë Ruskovskën derisa zgjatë suspendimi. Për atë se kush do t’i vazhdojë dy parahetimet e saja për Policinë Financiare dhe hetimet për qendrat teknike në MPB, Ruskovska thotë se do të vendosë më tej, transmeton Zhurnal.

Pas suspendimit të Ruskovskës, vendin e saj sipas planit vjetor për shpërndarjen e prokurorëve do ta ndërmer prokurorja Lile Stefanova.

Stefanova ka udhëhequr rastet si “Perandoria” dhe “Parcelat në Vodno”./Zhurnal.mk