Ligjet për mbrojtjen e konsumatorëve dhe për PPP në fazën përfundimtare

Shkup, 20 maj – Po përfundon përgatitja e ligjeve për mbrojtje të konsumatorëve dhe për partneritetin publiko-privat, njoftoi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Siç theksoi Bekteshi në paraqitjen në ngjarjen me rastin e Ditës Botërore të Metrologjisë – 20 maji, dy ligjet do t’i përmbajnë dispozitat e legjislacionit evropian dhe praktikave bashkëkohore, moderne të vendeve anëtare të BE-së.

“Mbështetja për zhvillim të cilësisë edhe më tutje do të mbetet prioritet. Me mbështetje maksimale dhe të plotë të BE-së, jemi në fund të përgatitjes së ligjit të ri për mbrojtje të konsumatorëve i cili plotësisht do t’i zbatojë dispozitat dhe mënyrat e vendeve anëtare të BE-së. Shumë shpejtë me ambasadorin Gir do t’i prezantojmë ndryshimet me qëllim që qytetarët tanë të jenë më të mbrojtur, duke filluar nga cilësia e produkteve. Jemi në fund edhe me ligjin për partneritet publiko-privat”, tha Bekteshi.

Në ngjarje foli edhe euroambasadori Dejvid Gir, duke theksuar se BE-ja do të vazhdojë ta mbështesë segmentin e metrologjisë në vend. Do të përforcohen kapacitetet e personelit në Institutin, tha Gir, që maksimalisht të shfrytëzohet pajisja e siguruar vitin e kaluar.

“Metrologjia është shumë e rëndësishme dhe do të ishte shumë vështirë të mendohet bota moderne e tregtisë dhe e industrisë pa një Institut të tillë”, theksoi Gir.

Dita botërore e meteorologjisë e feston nënshkrimin e Konventës matëse në të cilën është e anëtarësuar edhe Republika e Maqedonisë së Veriut përmes Byrosë për Metrologji. Konventa e vendosi kornizën për bashkëpunim global midis shkencës për matje dhe aplikacioneve të saja industriale, komerciale dhe shoqërore.