Lideri i opozitës ruse dënohet me 9 vjet burg

Një gjykatë ruse ka dënuar liderin e opozitës dhe kritikun më të madh të Kremlinit, Alexei Navalny me 9 vjet burg për mashtrim dhe mosparaqitje në seancat gjyqësore.

Vendimi do ta mbajë kundërshtarin më të madh të Vladimir Putinit jashtë politikës aktive për vitet në vijim.

Navalny po vuante ndërkohë një dënim 2 vjet e gjysmë për thyerjen e lirisë me kusht. Lideri i opozitës ka kundërshtuar dënimin duke thënë se bëhet për të penguar ambiciet e tij politike.

45-vjeçari, të cilin gjykata e gjobiti gjithashtu me 1.2 milionë rubla (8,713 Paund), e kishte hedhur poshtë çështjen e fundit penale kundër tij si të motivuar politikisht dhe e deklaroi veten pafajshëm.