Lideri i Donjeckut i dërgoi porosi Kim Xhonit, dëshiron bashkëpunim me Korenë e Veriut

Lideri i rajonit separatist prorus, Donjeck në Ukrainën lindore i dërgoi porosi liderit verikorean, Kim Xhong-un.

“Koreja e Veriut dhe Republika e Donjeckut mund të arrijnë bashkëpunim të dobishëm bilateral në pajtim me interesat e popujve tanë”, e kumtoi sot deklaratën e Pushilinit agjencia qendrore e lajmeve e Koresë së Veriut, pa kumtuar me atë rast nëse Kim Xhong-il i është përgjigjur Pushilinit.

Koreja e Veriut gjoja po mendon të dërgojë punëtorë të prpojekteve për rikonstruim në rajonet e Ukrainës që janë nën okupimin rus.

Koreja e Veriut muajin e kaluar e njohu pavarësinë e Donjeckut, si dhe të Republikës Llugansk, rajon tjetër separatist prorus në Ukrainën lindore, Kjo e detyroi Kievin t’i ndërpresë lidhjet diplomatike me Phenianin.

Ekzistojnë indikacione se Koreja e Veriut po i rishqyrton planet për të dërguar punëtorë të projekteve për rikonstruim të rajoneve Llugansk dhe Donjeck, që mund ta ndihmojë ekonominë e saj. Kjo është në kundërshtim me sanksionet që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara i vendosi ndaj Koresë së Veriut për shkak të programeve të saj për zhvillim të armatimit bërthamor dhe raketave balistike.