Lewandowski kërkon largimin, Bayerni i vendos çmimin e ‘çmendur’

Robert Lewandowski thuhet se dëshiron të largohet nga Bayern Munich pasi kërkon një sfidë të re në karrierë.
Sulmuesi polak është njëri nga më të mirët e dekadës së fundit në rolin e tij, pasi vit pas viti ka dëshmuar këtë me shumë gola të shënuar.
Megjithatë, kohës së Lewandowskit te Bayern Munichu si duket i ka ardhur fundi.
Sipas mediumit Sky Sports, Lewandowski dëshiron të largohet nga Bayerni këtë vetë.
Ylli polak është i etur të përjetojë një klub dhe kampionat tjetër pasi dëshiron një sfidë të re në karrierë.
Lewandowski pas këtij lajmi ka filluar të lidhet me një transferim te Manchester City dhe Paris Saint-Germain.