Lewandowski ka shënuar gjysmën e golave të Barcelonës këtë edicion

Robert Lewandowski është padyshim lojtari kyç i Barcelonës këtë edicion.

Sulmuesi polak po e gjen mjaft mirë veten e tij në ‘Camp Nou’, duke ardhur pa telashe deri te goli.

Lewandowski bëri një paraqitje të shkëlqyer edhe mbrëmë në Champions League, kur ndaj Viktoria Plzen shënoi het trik.

Me het trikun e mbrëmshëm, Lewandowski ka shkuar në kuotën e tetë golave këtë edicion me fanellën e Barcelonës.

Tani, ai ka emrin në 50% të golave të Barcelonës këtë edicion (8/16).

Lewa ka shënuar pesë gola në katër paraqitje në La Liga, si dhe tri të tjera shtoi mbrëmë në kuadër të CL.