Lëvizja Antibixhoz paralajmëron protestë në Tetovë
Shkup, 18 shkurt – Të martën në Tetovë do të protestohet kundër hapjes së një kazinoje në afërsi të çerdhes “Rinia”. Nga “Lëvizja Anzibixhoz” thonë se pushteti duhet sa më shpejtë të marrë masa për ndryshim të ligjit për lojërat e fatit.
“Ne nga lëvizja antibixhoz si pjesë e popullit ndjehemi të tradhtuar dhe totalisht të zhgënjyer nga ju politikanë, nga pafuqia juaj dhe mos ndoshta doni të ju quajmë vendimmarrës pasi që jeni të zgjedhur me votën e popullit edhe nga ana tjetër jepni propozime edhe vendosni kundër po atij populli. Njoftojmë opinionin se më datë 22 shkurt, në orën 14:00, do jemi në përkrahje të protestës qytetare kundër hapjes së kazinosë pranë çerdhes Rinia”, njofton Jushi Emërllau nga Lëvizja Antibixhoz.

