“Levitating” nga Dua Lipa është kënga e pestë më e dëgjuar e vitit 2021 në Spotify

Platforma Spotify ka prezantuar top pesë ‘podacast’-et dhe këngët më të dëgjuara të vitit 2021.

Këngëtarja fenomen e vitit të kaluar, Olivia Rodrigo, është ajo e cila udhëheq Top pesëshen me hitin e saj “drivers license”, gjersa edhe kënga “Good 4 U” është kënga e katërt më e dëgjuar.

Pjesë e kësaj liste është edhe këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa.

Dua Lipa në Brit Awards 2021 (Foto: Dua Lipa/Instagram)

Kënga e saj “Levitating” është kënga e pestë më e dëgjuar e vitit nga përdoruesit e platformës Spotify.

Kjo këngë e cila vjen në dy versione, një solo dhe një tjetër në bashkëpunim me reperin DaBaby, u shpall njëherësh kënga më e dëgjuar e vitit 2021 në Amerikë nga Billboard.

“Levitating” është një nga këngët hit të albumit “Future Nostalgia” të artistes shqiptare, të cilin ajo e publikoi në mars të vitit 2020.