Lëshonte gazra në dhomën e zhveshjes, Lyoni përjashton lojtarin nga klubi

Lyoni ka larguar nga skuadra Marcelo Antonio Guedes Filhon pas një skandali në dhomën e zhveshjes, që gjeti pretekst edhe në formën e tij aktuale.

Klubi francez nuk e ka toleruar më asnjë minutë lojtarin dhe vendoi ta përjashtonte atë nga skuadra në formë të menjëhershme.

Sipas asaj që raporton L’Equipe, Marcelo lëshonte gazra në dhomën e zhveshjes dhe kjo situatë e rëndoi edhe më shumë të ardhmen e tij në klub.

Juninho, i cili nuk e pëlqeu atë, vendosi ta shfrytëzonte mundësinë për t’i kujtuar atij paraqitjet e dobëta në fushë dhe e përjashtoi nga klubi.

Natyrisht se një lajm i tillë ka befasuar futbolldashësit në Francë, që nuk e kanë pritur se një lojtar mund të largohet nga skuadra për shkak të lëshimit të gazrave.

Mund të ketë pas ankesa edhe nga bashkëlojtarët për shkak të veprimit të tij, e që ai tashmë është larguar nga ambientet e klubit.