Lëshohet në përdorim aplikacioni CommoPass për udhëtim jashtë vendit

Shkup, 4 gusht – Ministria e Shëndetësisë njoftoi se është në dispozicion aplikimi për certifikatën CommonPass për udhëtime jashtë vendit.

CommonPass është një certifikatë dixhitale e unifikuar që shkarkohet nga një aplikacion nga Google Play Store/App Store që konfirmon statusin e vaksinimit të çdo qytetari. Me këtë certifikatë aktualisht mund të udhëtoni më shpesh në SHBA dhe Kanada ku përdoret më së shumti. Përveç udhëtimit dhe dëshmisë së vaksinimit me këtë CommoPass, qytetarët në këto vende mund të lëvizin dhe funksionojnë pa probleme në kushtet kur ka kufizime dhe ndalime të caktuara për të pavaksinuarit.

Për të shkarkuar këtë certifikatë ju duhet të: hyni në faqen e internetit vakcinacija.mk, në profilin tuaj personal mund të gjeni certifikatën kombëtare të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë me një kod QR për aplikimin e vaksinës, sistemi ju jep mundësinë e shënimit të numrit valid të letërnjoftimit, pasi të keni shënuar numrin e letërnjoftimit CommonPass krijohet automatikisht, për të krijuar një CommonPass dixhital, gjithmonë i disponueshëm në smratfonin tuaj, duhet të shkarkoni aplikacionin celular “CommonPass” nga Google Play Store/App Store, pasi ta shkarkoni aplikacionin atë do t’ju kërkojë të futni kodin e mëposhtëm të aktivizimit: CPNMKD, dhe më pas aplikacioni do t’ju kërkojë të skanoni kodin QR nga certifikata CommonPass që tashmë e keni shkarkuar në një kompjuter, njoftojnë nga Ministria.

Nëse keni vështirësi në skanimin e kodit nga ekrani, siç tregojnë nga Ministria, printoni certifikatën CommonPass dhe skanoni direkt nga letra.

Ministria e Shëndetësisë ofron më shumë mundësi për qytetarët e vaksinuar për të udhëtuar jashtë vendit, përveç certifikatës kombëtare me një kod QR, tani kanë mundësi të udhëtojnë në SHBA dhe Kanada dhe me CommonPass, ndërsa nga java e ardhshme do të jetë në dispozicion Green Passport për të udhëtuar drejt BE –së. Ministria e Shëndetësisë thekson se pavarësisht nga të gjitha certifikatat që do t’u jepen qytetarëve tanë, secili vend në përputhje me situatën epidemiologjike ka të drejtë të vendosë kufizime shtesë për hyrjen ose lëvizjen në të, qëndron në komunikatë.