Lëndohet në stërvitje me kombëtaren, Nkunku do të humb Kampionatin Botëror
Lajm jashtëzakonisht i hidhur vjen nga kombëtarja e Francës, para Kampionatit Botëror Katar 2022.
Kur kanë mbetur edhe katër ditë nga starti i Kupës së Botës, Christopher Nkunku ka pësuar një lëndim.
Lojtari më i mirë në Bundesliga sezonin e kaluar, Nkunku pati një përplasje në stërvitje me yllin e Real Madrid, Camavinga.
Eduardo Camavinga dhe Nkunku luftuan në një duel 50/50, nga i cili Nkunku doli i lënduar.
Kombëtarja e Francës ka njoftuar tani se lojtari i Leipzig do të humb Kupën e Botës.
Kampionati Botëror do të startojë më 20 nëntor.

