Lëndimi i Reece James, më serioz nga ç’pritej – mbrojtësi mund ta humbasë Kupën e Botës

Mbrojtësi anësor i Chelseat, Reece James, është lënduar në ndeshjen ndaj Milanit dhe mund të mungojë gjatë.

Të paktën kështu bën të ditur Brfootball, sipas të cilëve dëmtimi i marrë në gju këtë mesjavë ka gjasa ta lërë anglezin jashtë kombëtares së Anglisë për Kupën e Botës.

James po kalon një sezon fantastik me londinezët, duke qenë titullar i padiskutueshëm për “Blutë”.

Mbetet të shihet nëse anglezi do të arrijë të rikuperohet në kohë rekord.