Legjenda franceze në stolin e kombëtares së Belgjikës

Ndihmës trajneri i Belgjikës, Tieri Anri do të drejtojë kombëtaren në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Holandës, pasi trajneri i parë Roberto Martinez është pezulluar.  

Për ish-sulmuesin e Arsenalit dhe kombëtares franceze do të jetë paraqitja debutuese në stolin e Belgjikës.

Martinez u përjashtua me karton të kuq në kohën e pushimit të ndeshjes në Bruksel mes Belgjikës dhe Uellsit, e cila shkoi për vendasit me rezultat 2:1.

Holanda dhe Belgjika do të luajnë në Amsterdam, të dielën në ndeshjen e xhiros së fundit të gjashtë të Grupit 4 të Ligës A të Kombeve.

Belgjikës do t’i duhet një fitore me më shumë se tre gola, për t’u kualifikuar në turneun final.