Leao: Për kontratën time do të takohem me drejtuesit e Milanit sapo të përfundojë kupa e botës

Ylli portugez Rafael Leao ka folur së fundmi për situatën e tij te Ac Milan dhe kontratën që i skadon në verën e vitit 2024, informon Zhurnal.

Ai është shprehur se do të bisedojë përsëri me Ac Milan sapo të përfundojë kupa e botës ndërsa shprehet se takimi i fundit me Maldinin ishte mjaft frytdhënës.

“Do të flas me Ac Milan sapo të përfundojë kupa e botës. NE kishim një takim pozitiv me Paolo Maldini para kupës së botës, ishte një takim i mirë, ne do të flasim për detajet pas kupës së botës”, thotë Leao.//Zhurnal.mk