Le të njohim Panairin Ndërkombëtar për Tregtinë në Shërbime të Kinës 2022
Po zhvillohet në Pekin Panairi Ndërkombëtar për Tregtinë në Shërbime i Kinës. Tema e sivjetshme e këtij panairi është “Bashkëpunim në shërbime për zhvillim më të mirë, risi për një të ardhme më të gjelbër.” Konceptet e “së gjelbrës” dhe “lëshimit të ulët të karbonit” janë fokusi i panairit të sivjetshëm.

