Lazanja

Lazanja është një pjatë e parë, e pasur dhe e shumë e shijshme.Mund ta gatuani kurdoherë dhe nuk iu merr shumë kohë.

Përbërësit

  • 200 gr djathë të grirë parmixhan
  • 1 pako petë për lazanja,(blihen të gatshme).
  • 1 kokërr qepë
  • 1 karotë
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri
  • 50 gr gjalpë
  • kripë, piper
  • 250 gr lëng mishi ose uji
  • 1 gotë qumësht
  • 100 gr mish i grirë viçi
  • 250 ml salcë domatesh
  • salcë beshamel

Udhëzimet

  1. Grijmë hollë karotat, selinonë dhe qepën dhe të gjitha i skuqim në një tigan të nxehtë me vajin e ullirit.
  2. Më pas hedhim dhe mishin e grirë dhe e lëmë në zjarr të fortë për disa minuta. Pasi të jetë gati, shtojmë salcën e domateve, lëngun e mishit ose ujin, kripë, piper dhe i lëmë të ziejnë të gjitha në tenxhere reth 2 ore.
  3. E përziejmë herë pas here duke shtuar lëng mishi ose uji dhe në fund ngadalë, qumështin.
  4. Në kohën që ziejne perbersit , përgatisim beshamelin, duke pasur parasysh që për lazanjat ai duhet të jetë i hollë. Kur t’i kemi edhe perbersit , edhe beshamelin gati, nxejmë furrën në 160 gradë dhe fillojmë të shtrojmë lazanjat.
  5. Lyejmë me gjalpë një tavë dhe shpërndajmë në të disa lugë nga gjella e pergatitur.
  6. Mbi to shtrojmë një shtresë lazanjash, pastaj një shtresë beshamel, sërish një shtresë gjelle dhe i mbulojmë me një shtresë djathi parmixhan (kackavall të grirë).
  7. Përsërisim të njëjtën gjë për të gjitha shtresat. Në fund përziejmë gjellen dhe beshamelin bashkë dhe i vëmë shtresën e fundit.
  8. E pjekim për 55 minuta, derisa të formojë një shtresë të artë.