Lavatriçe dhe maqinë tharëse Gorenje që mendojnë dhe lajnë për ju dhe i mbajnë rrobat tuaja krejtësisht të buta!
A nuk do të ishte mirë nëse lavatriçet dhe mqinat tharëse do të kujdeseshin për rrobat tuaja për ju, veçanërisht në momentet kur jeni të preokupuar me gjëra të tjera? Si thua t’ju ndihmojmë të kurseni kohë, para dhe madje të mbroni mjedisin? Besojmë se e keni marrë me mend – kemi gjetur makina të tilla! Janë të prodhuara ne Bashkimin Europian, të dizajnuara me shumë kujdes, me garanci 10 vjeçare të motorit inverter.
Por le ta nisim nga fillimi…
Shkaku më i zakonshëm i shfaqjes dhe përhapjes së një prej dukurive të përditshme në të gjitha familjet – asaj ere “të rëndë” nga lavatriçe – është myku, i cili grumbullohet në kazan dhe gomën midis kazanit dhe derës. Zgjidhjet e sugjeruara zakonisht kërkojnë që ju të përfshiheni, të shtoni sodë buke ose uthull, të lani me dorë sirtarin e detergjentit dhe zbutësit ose të pastroni thellë makinën me një larje shtesë.
Modelet e reja të lavatriçeve Gorenje Waveactive kanë një zgjidhje për ta mbajtur atë të pastër dhe pa erë, dhe të gjitha pa ndonjë aktivitet shtesë nga ana juaj. Ato janë efikase, ekonomike dhe të qëndrueshme, lehtësojnë aktivitetet e përditshme të shtëpisë dhe i mbajnë rrobat tuaja të buta dhe aromatike për më gjatë kohë.
Funksioni Air Dry në modelet e reja të avancuara të makinave larëse Gorenje WaveActive thajnë kazanin dhe shpërndarësin e detergjentit me qarkullim efikas të ajrit dhe largon mykun dhe aromat e pakëndshme, duke ju lënë vetëm një erë të mrekullueshme freskie, pavarësisht sa shpesh i lani rrobat.
Programi i avancuar i larjes me avull ExtraHygiene heq deri në 99,9 përqind të bakterieve dhe mykut nga rrobat tuaja duke përdorur avull dhe temperatura të larta. Këto dy funksione janë kombinimi perfekt për ta mbajtur lavatriçen tuaj Gorenje të pastër dhe të freskët çdo herë, pa pasur nevojë ta pastroni me dorë. Nuk do t’ju duhet më të mendoni nëse e keni ajrosur mjaftueshëm, nëse e keni fshirë gomën në derë apo nëse rrobat do të kenë një erë të pakëndshme pas larjes.
Një funksion shtesë që do ta bëjë jetën tuaj më të lehtë dhe më të thjeshtë është aplikacioni ConnectLife, një funksion që do t’ju lejojë të nisni, ndaloni dhe kontrolloni lavatriçen kudo që të jeni. Përveç kësaj, aplikacioni ConnectLife i Gorenje ju jep mundësinë të merrni një mesazh për statusin e punës, programet shtesë të larjes dhe përfitime të tjera. Aplikacioni është i lehtë për t’u shkarkuar dhe përdorur dhe do t’ju shërbejë në mënyrë të përsosur si asistent në detyrat tuaja të përditshme.
Pavarësisht se sa e thjeshtë dhe e panevojshme na duket larja e rrobave, ndonjëherë duhet bërë pak më shumë sesa thjesht futja e rrobave dhe ndezja e maqinës. Me teknologjinë NatureDry, pjesët tuaja më delikate do të thahen në temperatura më të ulëta, sikur të ishin duke u tharë jashtë, vetëm shumë më shpejt dhe më komode. Ju mund të jeni të qetë sepse veshjet tuaja të preferuara marrin një trajtim më të avancuar që redukton tkurrjen e materialit me 50 përqind. Sensori special i temperaturës mundëson tharje të butë të të gjitha llojeve të rrobave, madje edhe pëlhurave delikate, leshit apo pajisjeve sportive. Të gjitha këto veçori punojnë së bashku për t’ju dhënë rezultatin më të mirë të mundshëm të tharjes dhe i bëjnë rrobat tuaja të buta dhe 99,9 për qind pa mikrobe. Zgjidhni një nga numri i madh i makinave larëse dhe tharëse nga Gorenje dhe mos u shqetësoni më për larjen e rrobave.

