Lashkoska: Arsimi dhe shkenca janë jashtëzakonisht të rëndësishme në përballjen me ndotjen e ajrit

Shkup, 1 tetor – Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ane Lashkoska hapi panelin me temë “Cilësia e ajrit në qytetet e Ballkanit Perëndimor: burimet, ndikimi në shëndetësi dhe kostot”, që u mbajt dje në mbrëmje në kuadër të Konferencës  Ministrore për Arsim, Trajnim, Hulumtim, Inovacion dhe Kulturë 2024.

Duke theksuar se cilësia e ajrit është një sfidë që prej vitesh po përballemi, ajo theksoi se Ministria përkatëse dhe Qeveria janë të vendosura për zgjidhjen e saj dhe në kuadër të lidhjes mes arsimit dhe miratimit të zgjidhjeve të reja, ajo tha:

“Veçanërisht është e rëndësishme përfshirja e institucioneve arsimore dhe shkencore, profesionistëve, ekspertëve dhe punëtorëve shkencorë, sepse që shteti të sjellë politika dhe zgjidhje të mira duhet të mbështetet në të dhëna të verifikuara shkencërisht. Dhe më tej, është gjithashtu i rëndësishëm shkëmbimi i përvojave ndërkufitare, sepse ajri është i përbashkët për të gjithë dhe ai nuk njeh kufij”.

Në panel u prezantuan gjithashtu dy raste studimore për Ballkanin Perëndimor. G. Klaudio Bellis Qendra e Përbashkët Hulumtuese e Komisionit Evropian e prezantoi Studimin e Rastit: “Vlerësimi i ndikimeve dhe kostove shëndetësore që i atribuohen ndotjes së ajrit në zonat me uranium duke përdorur dy qasje”, dhe Prof. Dr. Dejan Mirakovski nga Universiteti “Goce Dellçev” në Shtip, e prezantoi studimin: “Ballafaqimi me ndotjen e ajrit në qytetin e Shkupit”. Konferenca organizohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.