Land Rover prezanton Velarin e ridizajnuar

Modeli Velar i ridizajnuar i Range Rover-it sjell me vete disa ndryshime luksoze të brendshme dhe të jashtme.

Pesë vjet pas lansimit së tij, Land Rover zbuloi përditësimin e dytë të modelit Range Rover Velar, i cili, pa dyshim, mbetet ndër SUV-ët më të bukur sot për sot.

Velari ka më të zbukuruara dritat LED të përparme dhe të pasme, dhe ndryshimet minimale janë të dukshme në pjesën e poshtme dhe grilën e radiatorit.

Ndër risitë e brendshme, më së shumti bie në sy ekrani 29 centimetra përmes të cilit kontrollohet sistemi multimedial dhe me të cilin Range Rover zëvendësoi versionin e mëparshëm të përbërë nga dy ekrane. Sistemi pas emrit Pivi Pro mbështet lidhjen me valë me aplikacionet Android Auto dhe Apple CarPlay.

Me ridizajnimin, klientëve u ofrohen tre kombinime të reja të ngjyrave të lëkurës me të cilat mbulohet kabina, si dhe ekziston një opsion me të cilin sediljet mbulohen me kombinimin e leshit dhe tekstilit.

Gama ekzistuese e ngjyrave të trupit është zgjeruar me dy nuanca të reja blu dhe gri.

Velari i ridizajnuar për tregjet evropiane, i cili fshihet pas emërtimit P400e, fuqizohet nga një motor hibrid Plug-in i përbërë nga një motor turbo benzine me katër cilindra me dy litra dhe një motor elektrik që kombinohen për të prodhuar pak më shumë se 400 kuaj fuqi.

Versioni P400e përfaqëson majën e gamës, sepse Velari i fuqizuar nga një motor V8 i vrullshëm 5-litërsh me një kompresor mekanik nuk është më i disponueshëm. Ka tetë shpejtësi. Pritet të jetë në shitje shumë shpejt.