Lajmi i fundit: Vdes agjenti i famshëm futbollistik, Mino Raiola

Profili i njohur sportiv, agjenti i mirënjohur i shumë futbollistëve që kanë arritur majat e futbollit, Mino Raiola, sot ka ndëruar jetë në moshën 54 vjeçare, informon Zhurnal.

Raiola ishte agjent i Paul Pogba, Erling Haaland, Zlatan Ibrahimoviç, Alessio Romagnoli, Gianluigi Donnarumma, Romelu Lukaku, De Ligt, De Vrij, Verratti, Dumfries, Gravenberch e shumë e shumë lojtarëve të tjerë.

Raiola ishte hospitalizuar në Milano edhe në janar të këtij viti, kishte kaluar madje edhe një ndërhyrje të komplikuar por sëmundjes nuk arriti ti bëjë ballë.