Lajmërohet basketbollisti ‘i zhdukur’ i Pejës

Basketbollisti Jacob Calloway, i cili disa javë më parë u largua nga klubi i Pejës pa e njoftuar askënd, madje as pa u përshëndetur me bashkëlojtarët, u lajmërua së fundmi duke kërkuar falje për veprimet e tij.
Largimi e Calloway ishte cilësuar si i çuditshëm dhe i paarsyeshëm si dhe shkelje të kontratës ndërmjet palëve nga klubi pejan.
Por, tashmë basketbollisti në fjalë është rikthyer të flasë për atë që ndodhi, duke i kërkuar falje klubit, tifozëve dhe të gjithëve për atë që ka ndodhur.
Është vet faqja zyrtare që Pejës që ka njoftuar rreth kërkim faljes së basketbollistit, teksa ka konfirmuar se janë shumë afër të arrijnë marrëveshje me skuadrën e Tindastoll për transferimin e plotë të basketbollistit në Islandë.