“La Kroa” parisien: Maqedonia e Veriut e mallkuar në rrugën drejt BE-së

Paris, 23 qershor – Pas Greqisë. e cila qëndronte në rrugë me vite të tëra, më pas Franca, e cila e kundërshtoi, Bullgaria vendosi veto në negociatat për aderimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe në të njëjtën kohë edhe Shqipëria është viktimë kolaterale. Rrëzimi i qeverisë bullgare natën e 22 qershorit, një ditë para samitit ballkanik në Bruksel në mënyrë shtesë e kompromiton zhbllokimin e situatës, analizon Mari Verdie gazetare e “La Kroa” parisien, transmeton korrespondenti i MIA-s.

Kërcënimi për bojkot ende po lundronte një ditë para samitit për Ballkanin Perëndimor nga palët kryesore të interesuara. Kryeministrat e Shqipërisë Edi Rama dhe i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, të shoqëruar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më në fund vendosën këtë të enjte, më 23 qershor, të nisen në Bruksel së bashku me liderët tjerë të vendeve të rajonit, të cilët shumë gjatë trokasin në derën e Bashkimit Evropian.

Edi Rama në tuitin e postuar më 22 qershor e mblodhi pakënaqësinë: “Si duket do të ketë edhe një “Jo, më fal! kjo është ajo që do ta dëgjojmë në fund! Tërë Unioni e rrëmbyer nga Bullgaria, nuk është një pamje e mirë për të shikuar! Çka bëjmë atje?!”

Ky samit është dashur ta shënojë “angazhimin e sërishëm dhe riinvestimin e BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, siç përkujtoi burimi nga Pallati i Eliseut. Megjithatë, ai rrezik të përfundojë në qorrsokak, madje edhe nëse ata rreth presidentit ende duan të besojnë në zgjidhjen e ditëve të fundit nga presidenca franceze me Këshillin e BE-së , shkruan më tej “La Kroa”.

Bullgaria është ajo që i bllokon negociatat aderuese me Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, rrëzimi i qeverisë së Kiril Petkovit lë pak shpresë për rezultat të suksesshëm të kontestit.

Duhet të besohet se do të bie mallkimi i Maqedonisë së Veriut, vendi i cili zyrtarisht aplikoi për anëtarësim nga viti 2005 dhe i cili ende e shikon rrugën e saj drejt integrimit të bllokuar. Njëzetë vite Shkupi ishte nën zemërimin e Greqisë e cila kërkoi që ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë ta ndryshojë emrin që të dallohet nga rajoni verior grek.

Pasi ky kontest historik u zgjidh në vitin 2018, Franca e ndërmori kundërshtimin për zgjerim në vitin 2019. Horizonti përfundimisht ishte i qartë në pranverën e vitit 2020, kur liderët evropianë u pajtuan për metodologji të re për anëtarësim dhe dhanë dritë jeshile për hapjen e negociatave me Shkupin dhe me Shqipërinë. Por., atëherë Bullgaria vendosi veto, sqaron “La Kroa”.

Shqipëria e mban peshën më të madhe nga kjo bllokadë. Liderët evropianë i kanë bashkuar dy vendet në kërkimin e tyre për anëtarësim, megjithëse kjo teorikisht bazohet në merita dhe përparimin e reformave të nevojshme. Sa i përket heqjes së vizave për Kosovën, e rekomanduar prej vitesh, kjo çështje edhe pse teknikisht e zgjidhur, nuk është në agjendën e samitit.

Bosnje e Hercegovina mbetet jashtë diapazonit të anëtarësimit. “Tani duhet të jeni kandidat për kandidaturën, BE-ja kërkon nga ajo plan reformues nga katërmbëdhjetë pika, i cili është i pamundur të zbatohet”, komenton Floren Marsiak. Hidhërimi është i madh, boshnjakët thonë se lufta u ishte e padobishme, se do t’u duhet luftë e re që të avancohen drejt BE-së, përfundon gazeta ditore demokristiane “La Kroa”