Ky qen ka gjetur mbi 150 pajisje shpërthyese dhe mina tokësore në Ukrainë

Qeni i racës “Jack Russell Terrier” ka punuar në vijën e parë të frontit dhe ka nuhatur më shumë se 150 pajisje shpërthyese dhe mina tokësore që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë.

“Patroni”, siç quhet qeni i gjahut, është bërë sensacion në internet, ku brenda disa javëve i janë shtuar mbi 140 mijë ndjekës në Instagram.

Ai është pjesë e njësisë së deminimit të eksplozivëve në qytetin e Chernihivit, raporton skynews.

Pamjet e fundit tregojnë atë duke kërkuar me entuziazëm eksploziv në një pyll ukrainas.

Ndryshe, qeni thuhet se e di se në fund të ditës do të shpërblehet me një copë djathë apo mishi. 

https://www.instagram.com/p/Ccfe7AqlJzz/