Ky është parashikimi i Paolo Fox për gjatë gjithë gushtit

DASHI: Ky do të jetë një muaj i fortë, pozitiv, luftarak, pikërisht siç ju pëlqen juve. Dielli, Jupiteri dhe Saturni kanë një ndikim pozitiv këtë verë dhe ja përse nuk duhet ta ktheni kokën pas në të shkuarën. Më të aftët kanë arritur të rimëkëmben nga zeroja. Po bini më shumë në sy profesionalisht këto kohë. Janë të favorizuar shumë studentët, pasi do të marrin lajme të reja pas një periudhe reflektimi. Pjesa e parë e gushtit do të jetë më e mirë, mjafton që ju të hidhni hapat e duhur.

Venusi do të jetë planet aleat vetëm gjatë gjysmës së parë të muajit, por kjo nuk do të thotë se më pas do të kaloni kriza. Për shkak të disa angazhimeve profesionale, do të lini gjithçka tjetër në plan të dytë. Saturni është një tjetër planet miqësor me ju, një ndihmë e madhe për të dhënë këshilla apo nëse doni të ligjëroni lidhjet tuaja. Brenda ambientit të punës mund të lindë një interes i veçantë. Në datat 19, 20, 25 dhe 26 do të jeni të tensionuar me personat e afërt që ju rrethojnë. Mos u kushtoni shumë rëndësi zënkave, përndryshe rrezikoni që ato të vazhdojnë edhe gjatë shtatorit. E përsëris se gjysma e parë e muajit është më e favorshme, ndaj jua këshillojmë edhe për të bërë analiza apo kura të ndryshme qetësuese. Organizojini pushimet brenda datës 16 gusht, sepse ditët më pas do të jenë më konfliktuale. Data 18 do të karakterizohet nga nervozizmi. Kur doni shumë dikë, përpiqeni të jeni si mburojë për të duke mbajtur barrë edhe problemet e tij. Ju këshilloj që këtë muaj të mos mbani një barrë më të madhe nga ç’ju mbajnë shpatullat.

DEMI: Meqë këtë muaj Jupiteri nuk do t’ju mbështesë, duhet të kërkoni ndihmën e planetëve të tjerë. Gushti është një muaj premtues, sepse Marsi dhe Venusi do t’ju favorizojnë dhjetë ditët e para. Më datë 11 vjen edhe Mërkuri në shenjën tuaj. Mos mendoni se gjërat arrihen shumë shpejt, sepse në aspektin profesional keni ende disa gjëra të lëna pezull. Shoh ndryshime përpara. Jeni në kërkim të qëndrueshmërisë. Dy fjalët motivuese për momentin janë “rregull dhe konkretizim”. Yjet e gushtit favorizojnë njohjet e reja, miqësitë që ju ofrojnë më shumë siguri profesionale në jetën tuaj. Në krahasim me të kaluarën, tani jeni më pak dyshues.

Në aspektin sentimental, gushti do të ketë gjëra interesante. Historitë e dashurisë që janë lënë pas dore, do t’i japin fund. Për disa do të jetë e vështirë të shkëputen, sidomos nëse janë të martuar. Keni vënë re një ndryshim te partneri ose edhe vetë ju ndiheni më të rritur në shumë aspekte. Ju këshillojmë që këto ndryshime t’i diskutoni, në të kundërt distancat mes jush do të shtohen. Reflektoni. Shumë probleme në çift kanë lindur edhe sepse shumë prej jush e kanë punën larg. Ndoshta edhe një i afërm që s’ka qenë mirë ka ndikuar në krijimin e kësaj largësie. Bëni maksimumin që të gjeni energjitë dhe forcën që gjërat të kthehen si më parë. Rastet e xhelozisë në çift do t’ju çojnë drejt një ndarjeje të sigurt. Meqë Marsi dhe Venusi janë në shenjën tuaj, edhe rikuperimi psikofizik do të jetë i mirë, edhe pse nuk keni kapërcyer ende këtë nervozizmin që ju karakterizon kohët e fundit. Datat më të vështira do të jenë 7 dhe 8. Ditët e fundit të gushtit duhet t’i kaloni në qetësi, larg kaosit.

BINJAKËT: Gushti do të jetë një muaj plot gjallëri, sikurse muajt e fundit. Problemet në punë do të jenë të zgjidhshme. Nëse dikush ngatërrohet me ju në këtë periudhë, s’e ka mirë punën. Parashikohen ndryshime profesionale, sidomos në bashkëpunimet me kolegët apo partnerët. Shmangni debatet. Kjo periudhë konfirmimi dhe tensioni do të marrë fund shumë shpejt. Do të kaloni nga ato ditët që do të mendoni thjesht të zhdukeni dhe kaq. Mjafton të ruani ato që keni pa pretenduar shumë. Nuk do të ishte ide e keqe të prisni shtatorin për projekte të reja. Nëse keni firmosur një kontratë apo keni dhënë fjalën, ndoshta duhet ta mendoni për herë të dytë. Gushti do të sjellë edhe disa shqetësime fizike rreth datës 10.

Çiftet e konsoliduara nuk kanë përse të tremben, por historitë e dashurisë që janë krijuar si për shaka këto kohë, do të kenë probleme. Pasioni do të jetë më i ulët këta muaj. Tradhtitë do të paguhen shtrenjtë, pasi lidhjet paralele nuk do të jenë aspak të suksesshme. Gushti nuk dhuron emocione të mëdha për të vetmuarit. Për arsye nga më të ndryshme, brenda familjes do të ketë tensione. Tekefundit, dikush duhet të punojë më shumë për të bërë pushimet. Keni një dëshirë të madhe të hiqni qafe njerëzit e bezdisshëm që keni përreth, ja pse duhet të përfitoni nga Venusi dhe më datë 16 t’i përballoni. Energjitë do t’ju bien pasi muaji do të jetë i lodhshëm. Më mirë mos u lodhni dy javët e para pasi Marsi dhe Venusi janë kundër. Java 9-15 gusht do të jetë shumë e tensionuar. Ju jeni shenja zodiakale e lëvizjes, pasi ju drejton Mërkuri, korrieri që gjithmonë nxitonte.

GAFORRJA: Është më mirë ta rrihni hekurin sa është i nxehtë, që do të thotë dy javët e para të muajit janë më të mirat. Gushti nuk do të jetë një muaj i qetë, pasi do të vini në zbatim të gjithë projektet që keni për vitin 2022. Ja përse është momenti të reflektoni se çfarë dëshironi në të vërtetë. Ditët fluturojnë nxitimthi. Nuk do të mungojë edhe një intervistë pune. Intuita nuk para ju gabon. Ditët në vijim janë interesante edhe për ata që nuk duan të jenë më pjesë e një situate që nuk ju dhuron më asnjë stimul. Kush nga ju nis një nismë të re, në vitin 2022 e pret suksesi. Shpenzimet e grumbulluara me kalimin e kohës janë të mëdha. Gushti s’është shumë fitimprurës për sa u përket të ardhurave.

Jupiteri s’është më aktiv në shenjën tuaj, ja përse të gjithë ata që duan t’i çojnë marrëdhëniet më tej apo t’i ligjërojnë, duhet të hidhen në veprim. Kush është me fat dhe ka partnerin e duhur në krah, është gati që tani të formojë një familje. Në datën 16 mund të lindë një debat i vogël me dikë që keni kundër. Në datat 18, 19, 25 dhe 26 do të mërziteni nëse gjërat s’shkojnë në drejtimin e duhur. Gushti është muaj intrigues për aventurat sentimentale. Vlerësojini me kujdes edhe miqësitë e reja, pasi Mërkuri ju vjen në shenjë pas datës 11. Yjet dhurojnë plot energji, ja përse do të jeni protagonistë deri në fund të muajit. Kur gjithçka duket se është qetësi, pikërisht ju trazoni ujërat. Ditët e fundit të gushtit do të sjellin disa probleme ligjore, që do të ndikojnë edhe në gjendjen psikofizike.

LUANI: Mërkuri vazhdon të qëndrojë në shenjën tuaj. Kjo nuk është një periudhë kur të ardhurat do të vërshojnë lumë, por do të shlyeni ndonjë borxh të vogël të mbetur nga e shkuara. Ndryshimi nga vera e kaluar është i madh. Keni më shumë mundësi punësimi, projekte të reja ambicioze. Nëse keni nisur një punë të re, bëni çmos që të përshtateni sa më shpejt. Ju këshilloj që më mirë të prisni vjeshtën për lajmet apo konfirmimet që prisni. Të favorizuar janë ata që bëjnë punë krijuese, sidomos rreth datës 16. Do të vini re disa vonesa në aspektin profesional, ligjor apo edhe nëse keni një kompani tuajën. Këmbëngulni pak më shumë për të kapërcyer këto pengesa burokratike.

Zemra juaj është plot emocione që prej muajit të kaluar. Madje, edhe çiftet që kanë pasur disi probleme, do ta gjejnë veten duke bashkëpunuar shumë mirë. Në datat 14, 15 dhe 21 do të ndiheni disi nervozë për shkak të vonesave që karakterizojnë këtë muaj. Lidhjet e krijuara këtë muaj do të jenë premtuese. Brenda në familje do të bëni disa debate në lidhje me pagesën e një qiraje apo të një restaurimi. Ekziston mundësia të humbni disa para nëse nuk gjeni njerëz të besueshëm. Komunikoni më së miri me të lindurit e shenjës së Peshores dhe të Dashit. Ky është një moment force për ata që kërkojnë dashurinë. Pasioni kthehet në fund të gushtit falë një takimi që nuk do të jetë aspak i rastësishëm. Jupiteri dhe Saturni janë ende kundra shenjës suaj, ja përse do të përballeni me disa problematika dhe me lodhje. Këtë periudhë jepuni hapësirë projekteve që ju dhurojnë qetësi.

VIRGJËRESHA: Ky është një muaj kreativ dhe produktiv, ja përse të gjithë ju nuk do të jeni me pushime. Madje e kundërta, tri javët e para do të bëni një marrëveshje shumë të mirë ose do të nisni një punë të re, që do t’ju sjellë të ardhura. Nisni të mendoni për perspektivën gjatë vjeshtës. E ardhmja që ju pret është e qetë dhe optimiste. Të gjithë profesionistët janë në një periudhë rritjeje. Studentët janë shumë të favorizuar, teksa data 23 mund të sjellë lajme të mira pune. Problemet për blerjen e një shtëpie apo të një prone do të finalizohen me lajme të mira. Menjëherë pasi Mërkuri hyn në shenjën tuaj më datë 11, nuk do të mungojë instinkti dhe propozimet e mira. Bashkëpunimet në skuadër janë të favorizuara.

Ky do të jetë një muaj i mbarë për martesat dhe bashkëjetesat. Ndikimi i Venusit dhe Uranit në ditët e para të gushtit është shumë i rëndësishëm. Do ta keni të lehtë të gjeni një partner. Nëse sapo jeni ndarë, duhet kurajë, sidomos ju që jeni të ndrojtur. Java 9-15 do të jetë shumë interesante. Ju këshilloj t’i rezervoni pushimet dy javët e para të muajit. Këtë periudhë do të merrni frymë lirshëm, madje niveli emotiv është aq i lartë sa të ndiheni gati të hidhni një hap të madh në marrëdhëniet tuaja. Sinqeriteti juaj ju favorizon gjithmonë. Gushti sjell surpriza në dashuri. Lodhjen e muajve të fundit do ta kaloni pikërisht këtë muaj. Problemet kalohen më mirë kur je dy vetë, ja përse është çasti i duhur për të vlerësuar atë çka keni në çift. Pas datës 11, Mërkuri kalon në shenjën tuaj dhe gjendja juaj psikofizike do të përmirësohet.

Rreth nesh

Adresa
8 Udarna Brigada
Shkup – RMV-të, 1000

Hours
Monday—Friday: 9:00AM–5:00PM
Saturday & Sunday: 11:00AM–3:00PM