Kuvendi sot vazhdon me katër seanca
Shkup, 31 maj – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet të mbajë vazhdimet e seancës së 64-të, 39-të, 71-të dhe 69-të plenare. Në Dhomën ligjdhënëse u paralajmërua edhe seanca e Komisionit për punë dhe politikë sociale.
Deputetët dje në kuadër të seancës së 64-të debatuan për Propozim ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, ndërsa debati duhet të vazhdojë sot.
Në seancën e 64-të plenare, të mbetura për shqyrtim janë edhe propozim ligjet për plotësimin e Ligjit për Prokurori publike dhe të Ligjit për Këshillin e prokurorëve publikë, si dhe Propozim-deklarata me rastin e 150-vjetorit nga lindja e Goce Dellçevit.
Në kuadër të seancës së 39-të, Dhoma ligjdhënëse duhet të vendos për Propozim ligjin për huazimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me hua te Banka ndërkombëtare për rimëkëmbje dhe zhvillim – Banka botërore, sipas Marrëveshjes për hua për financim shtesë të projektit për lidhje të rrugëve lokale, me procedurë të shkurtuar.
Në seancën e 71-të, megjithatë, duhet të vendoset për vendimet për dërgimin e pjesëtarit të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian “ALTEA”, në Bosnjë e Hercegovinë dhe për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian “EUTM RCA” në Republikën e Afrikës Qendrore.
Për debat në seancën e 69-të, janë propozim ligjet për ratifikimin e Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqeodnisë së Veriut dhe Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohje të ndërsjellë të lejeve për operator të autorizuar ekonomik – siguri (OEOS) dhe të Marrëveshjes për bashkëpunim në sferën e veterinarisë, sigurisë së ushqimit dhe ushqimit për kafshë dhe në sferën fitosanitare në Ballkanin Perëndimor; propozim ligjet për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje të fëmijëve, Ligjit për shërbime postare, Ligjit për mbrojtje shëndetësore…
Në rend të ditës së Komisionit për punë dhe poliitkë sociale janë Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, me procedurë të shkurtuar, Propozimi i ligjit pët ndryshimin e Ligjit për marrëdhënie të punës dhe Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhënie të punës.

