Kuvendi për të dytën ditë me radhë flet për ndryshimet e Ligjit për pagë minimale

Shkup, 22 shkurt – Kuvendi pasdite e vazhdoi debatin rreth Propozim-ndryshimeve të Ligjit për pagë minimale, me të cilat rroga minimale duhet të rritet në 18.000.

Edhe në ditën e dytë të debatit, deputetët e shumicës parlamentare dhe të opozitës me qëndrime të kundërta.

Për shumicën parlamentare është mirë ajo që propozohet, rritje e pagës minimale, me çka do të përmirësohet standardi jetësor i rreth 80.000 punëtorëve, ndërsa si hap pozitiv e vlerësojnë edhe ndërrimin e metodologjisë për harmonizimin e rrogës minimale. Për opozitën, paga minimale prej 18.000 denarëve është shpenzuar parakohe për shkak të inflacionit, ndërsa nëse nuk merret parasysh koeficienti i pajtueshmërisë në punë, do të ketë situata në të cilat të punësuarit në pozicione të ndryshme të punës do të marrin afërsisht pagë të njëjtë.

Nga Aleanca për Shqiptarët paralajmëruan se do ta mbështesin ligjin që t’u ndihmohet atyre punëtorëve që marrin pagë minimale, të cilët konsiderojnë se zgjidhja e ofruar ligjore nuk është më e mira