Kuvendi i ratifikoi protokollet për hyrje të Finlandës dhe Suedisë në NATO

Shkup, 27 korrik – Kuvendi sot në seancën e 82-të, me 103 vota “për” dhe dy “kundër”  i ratifikoi protokollet për aderimin e Republikës së Finlandës dhe Mbretërisë së Suedisë në NATO. Parlamenti për herë të parë ratifikon protokolle të vendeve të reja aspirante për anëtarësim në Aleancë, prej se vendi zyrtarisht u bë anëtar i NATO-s më 27 mars të vitit 2022.

Për ratifikimin e protokolleve për hyrje të Finlandës dhe Suedisë në NATO kanë votuar deputetë nga shumica qeveritare dhe opozita.

Në seancën e sotme të Kuvendit kanë marrë pjesë kryeministri Dimitar Kovaçevski, ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovsla, anëtrarë tjerë të Qeverisë dhe përfaqësues të korit diplomatik në vend.

Pas NATO-samitit në Madrid, që është mbajtur nga fundi i muajit të kaluar, më 5 korrik të vitit 2022 përfaqësuesit e 30-të shteteve-anëtare të NATO-s në Bruksel i kanë nënshkruar protokollet ndaj Marrëveshjes veriatlantike lidhur me aderimin e  Mbretërisë së Suedisë dhe Republikës së Finlandës.

Suedia dhe Finlanda kanë parashtruar kërkesa për anëtarësim në Aleancë pas fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës.

Në rend të ditës së seancës së 82-të të Kuvendit janë edhe ndryshimet e Ligjit për shërbim gjyqësor, të Ligjit për shërbim të prokurorit publik dhe të Ligjit për përmbarues, të tre me procedurë të shkurtuar. Nevojën për miratimin e këtyre ligjeve e ka elaboruar ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançevski.

Në rend të ditës së kësaj seance janë edhe ndryshimet dhe ploltësimet e Loigjit për verë, në lexim të parë dhe Propozim i plotësuar i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financim të njësive të vetadministrimit lokal.

Me propozim të deputetës Rina Ajdari nga BDI, me 92 vota “për” u votua që ligji për themelimin e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup të vendoset në rend të ditës në këtë seancë, ndërsa me propozim të deputetes Marija Georgievska edhe vendimi për emërimin e anëtarëve të Këshillit për ndarjen e çmimit “8 Shtatori”.