Kush është zv.ministri i ri i shëndetësisë që e zëvendësoi Ilir Hasanin?
Shkup, 16 shkurt – Vlladimir Rendevski do të zëvendësojë Ilir Hasanin si zv.ministër i shëndetësisë, informon Zhurnal.
Vlladimir Rendevski është i lindur në vitin 1979 në Manastir ku ka mbaruar shkollën fillore dhe të mesme ndërsa ka diplomuar në Shkup në fakultetin e mjekësisë, me mesatare 9,34.
Ka doktoruar në Fakultetin Medicinal në Nish të Serbisë me mesatare 10,00
Në vitin 2017 u emërua drejtor i Klinikës së Neurokirurgjisë në Shkup. Është autor i 82 punimeve shkencore në fushën e mjekësisë ndërsa ka fituar disa çmime personale.
Në vendin e tij deri tani si zv.ministër ishte mjeku Ilir Hasani. Hasani pati deponuar dorëheqje që nga incidenti me spitalin e Tetovës kur u shkaktua zjarr dhe humbën jetën 16 pacientë/vizitorë.
Me Ministrinë e Shëndetësisë me përbërjen e re qeveritare do të udhëheqë Alternativa, respektivisht ministri Bekim Sali, stomatolog./Zhurnal.mk

