Kush është Robert Golob, kryeministri i ri i Sllovenisë

I lindur më 23 janar 1967, ai meret me politikë dhe biznes. Mori doktoraturën në inxhinieri elektrike në Universitetin e Lubjanës në vitin 1994. Pas studimeve, ai ishte një studiues pas-doktoraturës Fulbright në Institutin e Teknologjisë në Georgia në Atlanta, Shtetet e Bashkuara.

Nga maji 1999 deri në qershor 2000 ka qenë Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Çështjeve Ekonomike. Në vitin 2004 ai bashkëthemeloi një kompani tregtare të energjisë GEN-I, ku qëndroi kryetar deri në vitin 2021.

Ishte anëtar i partisë Sllovenia Pozitive, e themeluar nga kryetari i komunës së Lubjanës, Zoran Janković, deri në vitin 2013. Më pas ai kaloi në ZaAB të Alenka Bratušek, kryeministre e Sllovenisë nga viti 2013 deri në 2014 dhe ishte një nga nënkryetarët e partisë.

Pasi u hoq si kryetar i GEN-I, Golob vendosi të merrte rol aktiv në politikë. Në janar të vitit 2022 kandidoi për kryetar të një partie joparlamentare të gjelbër Z.Dej, pas zgjedhjes e quajti partinë Lëvizja për Liri. Partia e tij mori pjesë në zgjedhjet parlamentare që sot u mbajtën atje dhe fitoi më shumë vota nga çdo parti.