Kush është ish Miss-i që i futet politikës!?
Shkup, 20 prill – Në Kuvendin e djeshëm zgjedhor të PLD-së Karposh është zgjedhur kryesia e re e organizatës komunale.
Kryetar i ri i LDP-së Karposh u zgjodh Filip Filipovski, ndërsa sekretare njëzëri u zgjodh Biljana Janevska, ish-missi dhe shoqëruesja e parë e Miss Model Turizmit në botë.
Partia thotë se Liberal-Demokratët po marrin energji të reja që do ta çojnë këtë komunë përpara për të siguruar një përditshmëri më të mirë për banorët.
Kjo organizatë komunale do të punojë edhe më shumë në ndërtimin e kuadrove të reja, plot energji të freskëta dhe të gatshme për politika me zero korrupsion. Do të punojmë ekip me të gjithë anëtarët e organizatës komunale në drejtim të përmirësimit të transparencës dhe progresivitetit dhe dyert do të jenë të hapura për çdo qytetar, theksoi para të pranishmëve kryetari i organizatës komunale të PLD-së në Karposh, Filipovski.
Sekretarja Janevska, nga ana tjetër, tha se në periudhën e ardhshme do ta arsyetojë këtë mandat me më shumë punë dhe do të jetë në dispozicion të të gjithë anëtarëve të organizatës komunale.
Për mua kjo mundësi paraqet një sfidë të madhe për një pjesëmarrje edhe më aktive të PLD KARPOSH në të gjitha zhvillimet shoqërore. Të bashkuar, të guximshëm dhe me zë të lartë për fitore të reja. Me zemër për Karposhin, tha Janevska.

