Kursimtarët libanezë i marrin me forcë paratë e robëruara nga bankat

Kursimtarët libanezë sot hynë në të paktën katër banka pasi që në vend  ka mungesë të parave të gatshme.

Bankat, pas shtatë ditësh mbyllje, tashmë janë rihapur pjesërisht.

Një pjesë e mediave botërore shkruajnë se kriza ekonomike në vend po përkeqësohet, dhe një numër i madh i kursimtarëve libanezë vendosin të hyjnë në banka dhe të marrin me forcë paratë e robëruara.

Siç u theksohet, bankat libaneze, për shkak të mungesës së parave të gatshme, kanë vendosur kufizime joformale për tërheqjen e parave.

Hyrjet me siguri e pasqyrojnë rritjen e zemërimit  të opinionit ndaj bankave dhe autoriteteve që po luftojnë ta reformojnë ekonominë e korruptuar dhe të dëmtuar të Libanit.

Për shkak të krizës ekonomike, tre të katërtat e popullsisë kanë rënë në varfëri, që Banka Botërore e përshkruan si një nga më të këqijat në më shumë se një shekull. Ndërkohë, funta libaneze ka humbur 90 për qind të vlerës së vet ndaj dollarit, që ua vështirëson miliona njerëzve në vend të përballen me rritjen e  menjëhershme të çmimeve.